
Shkak është bërë një debat mes tyre, i nisur nga reagimi i Gjestit për një nishan në trupin e Eglit.
Mbrëmë gjatë prime-it u transmetua debati i tyre, teksa të dy banorët u shprehën të indinjuar pas klipi
Ka qenë Egli e cila tha se kishte bërë kërkesë që klipi të mos transmetohej, shkruan lajmi.net.
Mirëpo pas diskutimeve në prime, ka Rozana e ka vënë Gjestin para përgjegjësisë, duke i thënë se duhet të tregojë dashuri ndaj Eglit.
Banorja ishte përsëritëse në fjalët e saj, derisa në një moment Gjesti ka shpërthyer në ulërima duke thënë se ska pëlqim e as ndjenja për Eglin.
“Po’ skam, skam“, ka thënë Gjesti.
E ky moment ka marrë shumë reagime në faqen zyrtare në Big Brother Vip, mes të cilëve edhe ish-partneres së Gjestit, Xhenetës.
Kjo e fundit e ka pëlqyer postimin, duke shprehur në njëfarë mënyre mbështetjen ndaj Gjestit.
Nuk dihet nëse Gjesti ka ende ndjenja për finalisten e BBVK, dhe po e mban larg një romance me Eglin. /Lajmi.net/
