
Gjesti, fenomeni i ”Big Brother Albania Vip” ka kërkuar që të lërë garën dhe të dalë nga shtëpia, por banorët e tjerë nuk po e lejojnë.
Pavarësisht kërkesës dhe lutjes nga ana e banorëve, Gjesti është shprehur se ka marrë vendimin për të dalë nga shtëpia. Ende nuk dihet vendimi i fundit se kush do të jetë ndërsa për momentin Gjesti është fshehur në lavanderi.
Kujtojmë se prej ditësh këngëtari ishte në gjendje të rënduar si pasojë e marrëdhënies që kishte me Eglin.