Amber i kthehet Gjestit: Ke ardhur të degjenerosh vajzat shqiptare?

Editor
2 Min Read

Dita e sotme nisi me energji pozitive në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, por nuk munguan as debatet mes banoreve. Amber ka ngacmuar Gjestin, i cili nuk ia përtoi që t’i kundërpërgjigjej.

Amber e pyet Gjestin nëse ka ardhur që të degjenerojë vajzat shqiptare, pasi ‘Olës i ka thënë të flejë me të, Amberit për t’u puthur, ndërsa Eglin e ka bërë leckë’.

Gjesti iu drejtua duke i thënë se ‘ajo zakonisht i merr gjërat me pozitivitet, e tani nuk ka faj ai që i merr seriozisht’.

“Nuk kam faj që i merr gjërat seriozisht, ti je femër që i merr pozitiv. Ti nuk mundesh të më thuash mua po degjeneron vajzat, kurrë në jetë”, i tha banori.

Pjesë nga debati:

Amber: Pse ke ardhur këtu që të degjenerosh femrat shqiptare?

Gjesti: Kush po i degjeneron?

Amber: Olës i thua hajde fli me mua, mua më thua hajde të të puth, atë tjetrën e ke bërë leckë.

Gjesti: Ty të kam thënë hajde puthu për show.

Amber: Nuk i puth shokët në buzë.

Gjesti: Nuk kam faj që i merr gjërat seriozisht, ti je femër që i merr pozitiv. Ti nuk mundesh të më thuash mua po degjeneron vajzat, kurrë në jetë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al