Shpërthejnë bombolat e gazit në një apartament në Vlorë

Editor
1 Min Read

Një zjarr në një apartament në lagjen Pavarësia, Vlorë ka rrezikuar banorët pasi tra bombola gazi kanë rrjedhur duke krijuar një situatë të rëndë për banorët por dhe për vetë zjarrfikësit. Në katin e tretë të pallatit ku për fat të mirë nuk ka pasur banorë tre bombola gazi kanë rrjedhur dhe dy nga ato kanë shpërthyer duke bërë që flakët të djegin një dhomë të apartamentit si dhe tymi por dhe flaka të dëmtojë dhe fqinjët.

Ndërhyrja e zjarrfikësve por dhe forca të shumta të policisë të cilët larguan banorët bënë që zjarri të shuhet dhe mos të kishte dëmtime te banorët , ndërkohë që dëmet materiale ishin të shumta. Policia po merr në pyetje banorët si dhe pronarët e apartamentit.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al