Gjest më ka ngacmuar fort Rozana Valbona ka dy fjalë për banorë

Editor
3 Min Read

Mbrëmjen e djeshme, Valbona Mhilli, ka lënë përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”. Sot Valbona ka komentuar edhe banorët që janë aktualisht në shtëpinë e BBV 4. Ish-banorja ka habitur kur iu përmend emri i Gertës, për të cilën tha “kush është kjo?” apo Danjën që tha shkurt “Barbie”.

Komentet e Valbonës për banorët e “Big Brother VIP 4”:

“Gjestin e kam shumë xhan, e dua shumë fort. Është një djalë i mrekullueshëm, ka një zemër shumë të mirë. Mua më ka ngacmuar fort. Në kohën kur ka ardhur Gjesti ai e dinte se prime-t i kapte Bona, e më kishte thënë se do të ndjek dhe nuk do të lë rehat në këtë shtëpi dhe atë gjë bëri. Më ndoqi me javë të tëra, u mundua të më prekte aty ku mua më dhemb, te gjërat e mia familjare, që i kisha përzemër.

Mori fotografinë dhe e grisi, pastaj kapelën e babit.

Por ishte ai Gjesti që bënte këto veprime dhe pastaj vinte e thoshte ‘po të shoh të mërzitur dhe do e heqim bashkë’. Më ka bërë të qaj por edhe të qesh, të marr një kënaqësi të madhe nga Gjesti. Kohët e fundit i kam kaluar me të.

Rozana Radi është dinake e madhe.

Gerta, kush është kjo? Nuk e mbaj mend fare, për mua nuk ka ekzistuar ndonjëherë në shtëpi. Loredana është në vajzë lozonjare, shumë e këndshme, më vjen mirë që e tregoi atë Loredanën që donte të tregonte.

Danja barbie. Aldo skuth, është pak skuth. Jozi është zemër. Jozi ka qenë zemra e shtëpisë që ka sjellë shumë art dhe na ka bërë të gjithëve të këndojmë, të qeshim, të kërcejmë, të qajmë, edhe na ka sjellë atmosferë në shtëpinë e “Big Brother”-it.

Eglit i duhet shumë punë, erdhi në Big Brother për të gjetur veten që kishte lënë kur hyri, po me thënë të drejtën edhe atë që mendon që e ka, kam përshtypjen se do ta lërë në shtëpi”, tha Valbona në TCH. 

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al