Gjesti debat me produksionin: Çka keni more vëlla?

Editor
1 Min Read

Në pamjet e shpërndara, ai shihet i shtrirë në sallon, pas një kolltuku, kur regjia e shfaq spektaklit i drejtohet me një paralajmërim të njohur për të gjithë ata që ndjekin emisionin.

“Gjesti, kujdes mikrofonin,” është komenti që regjia i drejton atij, një mesazh që zakonisht përdoret për të ndaluar banorët të bëjnë veprime që mund të shkelin rregullat e spektaklit, si diskutime të papërshtatshme ose veprime të padëshiruara.

Megjithatë, në këtë rast, Gjesti nuk po bënte asgjë të veçantë, vetëm po qëndronte i shtrirë, duke u habitur nga ndërhyrja.

Me nervozizëm, Gjesti ka reaguar ndaj komentit të regjisë, duke iu drejtuar kamerës dhe duke thënë: “Çfarë jam duke bërë more vëlla? Këtu çfarë bëra? Çka keni more vëlla?”

Ky moment ka shkaktuar shumë reagime dhe diskutime mes ndjekësve të spektaklit, duke nxjerrë në pah tensionet dhe atmosferën që mbizotëron mes banorëve të “Big Brother”.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al