Gerta Gixhari thyen rekordin botëror të Big Brother

Editor
1 Min Read

Gerta Gixhari është tashmë banorja më e nominuar në historinë e Big Brother në mbarë botën. Deri më tani, ky rekord mbahej nga Einxhel Shkira, e cila gjatë sezonit të parë të Big Brother VIP Albania u bë banorja më e nominuar që arriti të mbetej në shtëpi, madje duke shkuar deri në finale.

Por këtë rekord e ka thyer tashmë Gerta Gixhari, e cila në edicionin aktual të Big Brother VIP Albania 4 ka qenë e nominuar më shumë se çdo banor tjetër në ndonjë sezon të Big Brother në nivel global.

Pavarësisht nominimit të përhershëm, ajo ka arritur të mbijetojë në shtëpi, duke e kthyer këtë sfidë në një rekord historik.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al