JiL.al - Jeto i Lumtur

Përzierja e këtyre dy përbërësve natyralë, janë “sekreti i bukurisë”

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

 

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një botë e largët, të cilën Perëndimi e shikon me “xhelozi”, është ajo e kozmetikës koreane, e cila provon se është një burim idesh përsa i përket kujdesit për lëkurën.

Krahas dhënies së këshillave se çfarë, si dhe në çfarë radhe duhen aplikuar produktet e ndryshme të kujdesit të lëkurës, vajzat koreane zbulojnë përmes rrjeteve sociale se produkte e bëra vetë, mund të jenë çelësi për një lëkurë rrezatuese dhe plot shkëlqim.

Risia më e fundit, konsiston në krijimin e kubeve të akullit me qumësht dhe mjaltë , që do të shkrihen ngadalë dhe do të përthithen nga shtresat e lëkurës për të luftuar pikat e zeza dhe për t’i kthyer fytyrës një pamje rrezatuese.

Qumështi është një përbërës i pasur me vitamina, kripëra minerale dhe antioksidantë që kryejnë një veprim ushqyes dhe eksfolues në lëkurë.

Nëse kombinohet me mjaltë , një hidratues natyral dhe seborragulator, përzierja e përftuar do t’i japë lëkurës një pamje të rinovuar, të pastruar dhe të hidratuar thellësisht. Për përfitim maksimal, kozmetika koreane rekomandon përzierjen e një luge mjaltë në një filxhan qumësht dhe derdhjen e përzierjes në një kallëp akulli.

Pasi të ngurtësohen, thjesht nxirrni kubet dhe aplikojini në fytyrën e pastruar më parë: përveç një ndjesie shumë të këndshme freskie, e cila në të njëjtën kohë stimulon mikroqarkullimin dhe aktivitetin qelizor, qumështi dhe mjalti do të depozitohen në lëkurë duke krijuar masën e një kremi për masazh me majat e gishtave.

Përpara se ta shpëlani, këshillohet të prisni të paktën gjysmë ore, në mënyrë që të gjithë përbërësit aktivë të dy përbërësve të mund të depërtojnë thellë, duke hequr papastërtitë, duke çliruar poret dhe duke zbutur lëkurën.….jetoilumtu.al/  

Scroll to Top