
Mbrëmjen e djeshme ka lënë përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, Loredana Brati. Menjëherë sapo shkoi në studion e madhe ku mbahet spektakli, ajo ka reaguar e prekur pas incidentit të ndodhur ku Jozi ushtroi dhunë ndaj Gjestit.
Pasi u eliminua nga gara, Lorenda u shpreh se ndihej keq për atë që ndodhi, ndërsa i dërgoi një përqafim familjes së Gjestit. Sjellja e Jozit tha ajo, është e patolerueshme.
“Nuk kam qenë në shumicën e rasteve pro mënyrës së Jozit, sjellja e tij ka qenë e patolerueshnme. Dua t’i dërgoj një përqafim familjes dhe më vjën shumë keq për atë që ndodhi, është patolerueshme”, u shpreh Loredana.