Familja e Gjestit reagon për goditjen nga Jozi

Editor
2 Min Read

Familja e Gjestit ka reaguar përmes një deklarate publike në lidhje me ngjarjen e paprecedentë të ndodhur spektaklin e një nate më parë në Big Brother Vip, ku Jozefin Marku sulmoi fizikisht Besart Kelmendin.

Ata shprehen se janë të tronditur dhe se një akt i tillë është i patolerueshëm, por krenarë për Gjestin që nuk reagoi dhe ruajti qetësinë.

Reagimi i plotë:

Ende jemi të tronditur dhe me një dhimbje shumë të madhe në zemër nga ajo që ndodhi mbrëmë në shtëpinë e Big Brother VIP.

Pamjet e dhunës fizike ndaj Gjestit ishin të vështira për t’u parë dhe akoma më të vështira për t’u përjetuar si njerëz që e njohim, e duam dhe që e dimë sa zemërmirë dhe i pastër është.

Askush nuk meriton të dhunohet – as brenda një loje, as jashtë saj. Gjesti hyri në atë shtëpi me respekt, me edukatë dhe me zemrën plot mirësi. Nuk e meritoi kurrë një përballje të tillë të dhunshme.

Dhimbja që ndjejmë është e madhe, por jemi krenarë për të. Krenarë që edhe në atë moment, zgjodhi të mos reagojë me dhunë. Krenarë që qëndroi i fortë dhe i qetë, edhe kur u sulmua padrejtësisht.

Ky postim nuk është vetëm një reagim. Është një thirrje. Për drejtësi. Për reflektim. Për njerëzi. Sepse dhuna nuk mund dhe nuk duhet të jetë kurrë pjesë e asnjë formati, asnjë loje, asnjë shoqërie që pretendon të jetë e shëndetshme.

Faleminderit nga zemra të gjithëve ju që jeni në krah të Gjestit. Dashuria juaj i jep force.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al