
Në një status të publikuar në Facebook, Briseida ka ndarë një fotografi nga momenti kur ajo dhe partneri i saj Jori u futën si çift në shtëpinë e famshme, si një konkurrent i vetëm.
Edhe pse fituesja doli në 29 Dhjetor. Cili nga këta që janë akoma e fiton BBVIP4 dhe pse? Unë e di kush e ka të blerë çmimin se ua kam thënë në 19… do e dëgjoni që do dali fjala ime”, ka shkruar Briseida, duke lënë të kuptohet se çmimi i madh prej 100 mijë eurosh është vendosur më herët sipas saj.
Xhelaj, e cila me profesion është mjeke, nuk e pati mundësinë të bëhej konkurrente zyrtare, pasi ajo dhe partneri i saj ishin pjesë e shtëpisë së 7 xhuxhave të Borëbardhës, një format paralel brenda BBVA.
Vetëm tre banorë nga ajo shtëpi fituan të drejtën për të hyrë në garën kryesore, por çifti i Briseidës nuk ishte mes tyre.
Statusi i saj ka nxitur komente të shumta në rrjet, ndërsa publiku pret me padurim të shohë nëse parashikimi i saj do të rezultojë i saktë. Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania do të shpallet sonte mes finalistëve Rozana Radi, Gesti, Egli dhe Laerti./Telegrafi