
Gjesti është shpallur fituesi i madh i “Big Brother VIP Albania 4”, duke mbyllur kështu me sukses një rrugëtim plot emocione brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Menjëherë pas momentit emocionues të fitores, Gjesti publikoi në Instagram videon ku shpallej fitues.
Ky postim ka grumbulluar mbi 4.5 milionë shikime dhe rreth 185 mijë pëlqime, duke thyer kështu një rekord të rëndësishëm në historinë e “Big Brother VIP Albania”.
Për krahasim, Luiz Ejlli, fituesi i edicionit të dytë të BBVA, i cili gjithashtu publikoi momentin e fitores së tij në Instagram, ka arritur deri më sot 2.9 milionë shikime dhe rreth 185 mijë pëlqime në atë postim.
Ndërkohë, fituesit e edicioneve të tjera, Ilir Shaqiri (BBVA 1) dhe Egla Ceno (BBVA 3), kanë shifra dukshëm më të ulëta në postimet e tyre përkatëse, duke e bërë Gjestin numrin 1 në këtë rekord të veçantë.

Ky sukses në rrjetet sociale tregon edhe një herë mbështetjen e madhe që Gjesti ka fituar nga publiku, jo vetëm gjatë qëndrimit në shtëpi, por edhe pas përfundimit të spektaklit.
