Gjesti dhe Egli bashkë?! Anaid Kaloti tregon si qëndron e vërteta?

Jil
Jil
2 Min Read

Iftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë Anaid Kaloti nëpërmjet një lidhjeje telefonike. Ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me personazhet e BBV4 që pas daljes së tyre nga shtëpia si po e menaxhojnë famën dhe se çfarë i pret më tej. Anaidi gjithashtu ka analizuar pak edhe BBV e këtij edicioni duke dhënë mendimin e tij se çfarë mund të bënte ndryshe.

Për fansat Gjesti dhe Egli janë bashkë?

Për fansat janë bashkë por për njëri-tjetrin nuk e di sepse unë nuk fle as me Gjestin as me Eglin.

Pasi u kthye Egli në shtëpi, opinionistët dhe familja dhe të gjithë ishin që bëhu ajo goca e fortë që lufton për veten, por siç ne e dimë jeta na ka kthyer herë pas here në ato situatat ku njeriu dëgjon më shumë zemrën sesa arsyen.

Ndër të tjera ai shtoi se:

Ju uroj suksese shumë të dyve, kam përshtypjen që do t’i takohen rrugët. Nëse jo në reklama, apo në jetë personale patjetër që në muzikë ose në diçka tjetër do të jenë afër njëri-tjetrit. Nuk e di se si i kanë marrëdhëniet, por ata kanë ditur që t’i mbajnë fshehur shumë mirë dhe kur kanë dalë nga BBV. Kur erdhën në ‘Prime’ thanë që janë takuar dhe realisht kishin qëndruar një natë bashkë, por që larg publikut, larg syve të të gjithëve po mundohen ta mbajnë këtë gjënë kështu dhe mirë bëjnë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al