Shoqe e ngushtë me Diellzën? Motra e Gjestit reagon ashpër!

Jil
Jil
1 Min Read

Motra e Gjestit, Blerina Kelmendi, ka reaguar ashpër ndaj lajmeve që po qarkullojnë në media ditët e fundit për marrëdhënien e saj me Diellzën, ish-partnerja e fituesit të “BBV”.

Sipas spekulimeve që po komentohen kudo në rrjet dhe në emisione televizive, Blerina është shoqe e ngushtë me Diellzën, gjë që shpjegon edhe sjelljen e saj të ftohtë me Eglin, partneren aktuale të Gjestit. Përmes një InstaSory, Blerina shprehu zhgënjimin ndaj këtyre thashethemeve që nuk kanë lidhje me realitetin. Sipas saj, vajza që po përmendet nuk ka lidhje me këtë histori. 

“E pash lajmin duke qarkulluar në rrjetet sociale nga një x person që përdor emrin tim dhe të vajzës në fjalë, më vjen keq që përdoret vajza që s’ka të bëjë me këtë histori dhe i lidhin gjërat që skanë të bëjnë me realitetin. 

Në ditët e sotme cënohet privatësia dhe mundohen të përdorin imazhin e personave vetëm për VËMENDJE dhe disa KLIKIME.

Është për të ardhur TURP nga persona që shpikin informacione ku përfshihen shumë shumë vajza me emrin DJELLZA”, shkruan Blerina në story.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al