Ledri Vula paralajmëron “shpërthimin” e verës 2025: Albumi i ri gati, bashkëpunime të fuqishme

Jil
Jil
2 Min Read

I ftuar në emisionin “Radar” të mëngjesit në RTV Dukagjini me moderatoren Edita Doli, artisti i njohur tregoi se vera e këtij viti do të jetë më e nxehtë se kurrë në skenën muzikore, falë projekteve të reja që priten të lansohet shumë shpejt.

I konsideruar si një ndër ikonat më të suksesshme të hip-hopit në trojet shqiptare, Ledri Vula vazhdon të qëndrojë në qendër të vëmendjes si për talentin muzikor, ashtu edhe për karizmën që e karakterizon. Në intervistën e dhënë, ai zbuloi se albumi i tij i shumëpritur është përfunduar.

Albumin e kam gati, veç datën s’e kam lënë ende” u shpreh Ledri me një buzëqeshje që paralajmëronte surpriza të mëdha për publikun.

Përpos albumit të ri, Ledri konfirmoi edhe një verë të pasur me bashkëpunime. Pas suksesit që korrën me këngën në duet me Xhensila Myrtezajn, ai njoftoi se projektet në bashkëpunim nuk do të mungojnë as këtë sezon.

“Do të kem bashkëpunime këtë verë. Kemi eksperimentuar shumë këtë vit, edhe kemi punuar shumë”, theksoi ai, duke treguar se nuk ka ndërmend të ndalet.

Me pritshmëritë që rriten çdo ditë, duket se Ledri është gati të “pushtojë” sërish skenën dhe platformat muzikore, ndërsa fansat e tij janë më të entuziazmuar se kurrë për të dëgjuar frytet e punës së tij të fundit.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al