17 profesionet më të paguara, sa paguhen dhe si arrihen

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Nëse nuk po kërkoni punë, ruajeni këtë shkrim dhe tregojani fëmijëve tuaj në mënyrë që ata të shohin nëse e gjejnë veten në një nga degët dhe profesionet më të paguara në botë.

Pagat e mëposhtme dhe renditjet janë sipas tregut amerikan pasi të dhënat janë marrë nga Byroja e Statistikave të Punës (BLS) – një agjenci e pavarur statistikore që gjurmon papunësinë dhe të dhëna të tjera thelbësore për tregun e punës në SHBA.

Sipas të dhënave të fundit, këto janë profesionet që paguajnë më shumë:

1 – Mjekët dhe kirurgët

Nëse jeni duke kërkuar për një punë me pagesë të lartë ndiqni këshillën e prindërve tuaj: bëhuni mjek!

Mjekët dhe kirurgët përbëjnë 40% të punëve në renditjen e Byrosë së Statistikave të Punës për profesionet më të paguara.

Paga vjetore: $208,000.3 dollarë +

2 – Stomatologët

Ndërsa disa dentistë punojnë si mjekë të përgjithshëm, të tjerë fokusohen në një specialitet të tillë si proteza, ortodoncia ose kirurgjia orale.

Specialistët zakonisht kanë më shumë trajnim dhe arsimim, si dhe licencë shtesë dhe fitojnë më shumë se dentistët e përgjithshëm.

Paga vjetore: $159,200 +, ndërsa disa specialistë fitojnë një pagë mesatare prej $208,000 dollarë ose më shumë

3 – Drejtuesit Ekzekutiv (CEO)

Drejtuesit ekzekutivë (CEO) ofrojnë drejtimin e një kompanie duke vendosur qëllime dhe objektiva, duke krijuar politika dhe në përgjithësi duke drejtuar timonin e një kompanie.

CEO-t shpesh raportojnë në bordet e drejtorëve dhe menaxhojnë udhëheqës apo drejtorë të tjerë, siç janë drejtorët operativë (COO) dhe https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistratorët financiarë (CFO).

Megjithatë, edhe CEO-t e kompanive më të vogla priren të paguhen mjaft mirë.

Nëse keni synimet tuaja për një rol të shefit ekzekutiv, përgatituni të merrni MBA (Master në Administrim Biznesi) dhe shumë përvojë pune.

Paga vjetore $104,690 deri në $184,460 dollarë

4 – Infermierët

Praktikuesit e infermierisë vlerësojnë simptomat e pacientit, diagnostikojnë sëmundjet, përshkruajnë dhe https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistrojnë medikamente, trajtojnë lëndime të lehta, konsultohen me mjekët në lidhje me rastet e ndërlikuara dhe i referojnë pacientët te profesionistë të tjerë mjekësorë.

Në SHBA, infermierët marrin specializime të ndryshme dhe vlerësohen shumë më shumë se në Shqipëri! Kërkesa për infermierë sidomos që prej pandemisë, pritet të rritet me 45% në vitet e ardhshme.

Paga vjetore: $115,800 deri në $ 174,790.2

5 – Pilotët

Pilotët e linjave ajrore bëjnë shumë më tepër sesa thjesht të fluturojnë një aeroplan që përfshinë paraqitjen e planeve të fluturimit, kryerjen e kontrolleve para fluturimit, lundrimin në ajër dhe reagimin ndaj emergjencave dhe ndryshimeve të tjera në fluturim.

Pilotët e linjave ajrore zakonisht kanë një diplomë Bachelor dhe duhet të kenë licencën e duhur nga Administrata Federale e Aviacionit (FAA). Shumica e fillojnë karrierën e tyre si pilotë komercialë.

Paga: $121,430,8 dollarë +

6 – Menaxherët e sistemeve kompjuterike dhe informacionit

Shpesh të quajtur menaxherë të IT-së, këta profesionistë janë përgjegjës për teknologjinë e informacionit të një organizate.

Lloje të ndryshme të menaxherëve të IT-së kanë përgjegjësi të ndryshme, të cilat mund të përfshijnë vlerësimin e nevojave kompjuterike të organizatës, dhënien e rekomandimeve për rregullime dhe përmirësime, punësimin dhe menaxhimin e profesionistëve të tjerë të IT-së dhe garantimin e sigurisë së sistemeve.

Paga vjetore: $ 146,360.9 dollarë +

7 – Menaxherët e Arkitekturës dhe Inxhinierisë

Studentëve të arkitekturës u thuhet shpesh se duhet të bëjnë paqe me idenë se mund të mos kenë kurrë shansin që ndërtesa e dizajnuar prej tyre të ndërtohet në realitet.

Kjo sigurisht për shkak të konkurrencës dhe firmave të arkitekturës që janë stabilizuar në treg prej vitesh. Por ka mundësi të tjera!

Duke punuar në firmat arkitekturore dhe inxhinierike, këta lloj menaxherësh punësojnë, trajnojnë dhe mbikëqyrin ekipe inxhinierësh apo arkitektësh.

Ata gjithashtu koordinojnë përpjekjet e ekipeve projektuese për të zhvilluar dhe ekzekutuar planet për zhvillimin e produktit si dhe ri-konceptojnë proceset dhe metodat e prodhimit.

Menaxherët e arkitekturës dhe inxhinierisë krijojnë dhe kontrollojnë buxhetet dhe kryejnë analiza të vazhdueshme të vlerës për të identifikuar mundësi të reja për efikasitet dhe kursime të kostos.

Paga: $144,830,10 dollarë +

8 – Inxhinierët e Naftës

Inxhinierët e naftës përcaktojnë metodat më të mira për nxjerrjen e naftës dhe gazit, projektojnë dhe zhvillojnë pajisjet e nxjerrjes dhe formulojnë dhe zbatojnë planet e shpimit.

Punëdhënësit shpesh preferojnë kandidatë me një diplomë Bachelor në inxhinierinë e naftës, por mund të konsiderojnë edhe profesionistë me diploma në një disiplinë tjetër inxhinierike.

Paga vjetore: $ 137,720 +

9 – Gjyqtarët

Gjyqtarët zakonisht punojnë në gjykata federale, shtetërore dhe lokale, ku ata udhëheqin gjyqe dhe seanca të tjera.

Në varësi të vendit ku ata punojnë, gjyqtarët mund të zgjidhen ose emërohen në punën e tyre. Në mënyrë tipike, gjyqtarët kanë një diplomë juridike dhe një përvojë të madhe në ushtrimin e ligjit. Ato mund të shërbejnë për një afat të caktuar, p.sh. katër vjet, ose për gjithë jetën.

Paga: $ 136,910.2 +

10 – Menaxherët e Marketingut

Keni zgjedhur ndonjëherë një produkt ose shërbim mbi një tjetër për arsye që nuk mund t’i shpjegonit plotësisht?

Me shumë mundësi, përzgjedhja juaj i detyrohet shumë punës së vështirë (por ndonjëherë të padukshme) të menaxherëve të reklamave, promovimeve dhe marketingut.

Këta profesionistë punojnë për të rrëmbyer interesin e konsumatorit dhe për ta transformuar atë në shitje për klientët e tyre.

Shumica kanë një diplomë Bachelor dhe shumë përvojë pune në fushën e tyre.

Paga: $ 135,900.13 +

11 – Menaxherët financiarë

Menaxherët financiarë analizojnë të dhënat për të zhvilluar plane që mbështesin shëndetin financiar afatgjatë të punëdhënësve të tyre.

Ata mund të kryejnë një sërë detyrash, duke përfshirë qëndrimin në krye të tendencave të tregut, përgatitjen e pasqyrave financiare dhe kërkimin e mundësive për të ulur kostot.

Në përgjithësi ata shërbejnë si konsulentë për menaxhmentin e lartë të një kompanie për sa i përket vendimeve financiare.

Ata gjithashtu mund të mbikëqyrin anëtarët e tjerë të ekipit të tyre.

Paga vjetore: $ 129,890.14 +

12 – Drejtues të Shkencave të Natyrës

Këta profesionistë menaxhojnë ekipe shkencëtarësh, si biologë ose kimistë.

Ata punësojnë dhe mbikëqyrin teknikë dhe personel tjetër, si dhe menaxhojnë buxhetin, monitorojnë ecurinë e projekteve shkencore dhe ofrojnë asistencë teknike.

Shumë menaxherë të shkencave natyrore kanë qenë vetë shkencëtarë përpara se të kalonin në një rol mbikëqyrës.

Punëdhënësit zakonisht kërkojnë një diplomë në një fushë të ngjashme dhe mund të preferojnë një diplomë të avancuar.

Paga: $ 129,100.15 +

13 – Farmacistët

Farmacistët interpretojnë porositë e mjekëve për medikamente, analizojnë ndërveprimet e mundshme të barnave, zgjidhin çështjet në lidhje me mbulimin e sigurimit, shpërndajnë medikamente sipas standardeve, trajnojnë dhe mbikëqyrin teknikët dhe edukojnë pacientët rreth përdorimit dhe efekteve anësore të ilaçeve.

Paga vjetore: $ 128,090.16 +

14 – Juristët

Avokatët përfaqësojnë individë, organizata ose agjenci qeveritare, duke këshilluar klientët për të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre ligjore dhe duke analizuar ligjet dhe problemet ligjore për të përcaktuar rrugën më të mirë të veprimit.

Disa avokatë gjithashtu mbrojnë klientët e tyre në një gjykatë.

Paga: $ 122,960.18 dollarë +

15 – Ekspertët e shkencave politike

Ekspertët e shkencave politike (Political Science), punojnë për institucione qeveritare, organizata jofitimprurëse dhe organizata kërkimore. Ata analizojnë efektet e ligjeve dhe rregulloreve të qeverisë, identifikojnë tendencat politike dhe bëjnë rekomandime për politikat e ndryshme të një qeverie apo https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistrate.

Shumë shkencëtarë politikë kanë diploma të avancuara, si master i https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistratës publike (MPA) ose master i politikave publike (MPP).

Paga: $ 122,220.20 dollarë +

16 – Menaxherët e Burimeve Njerëzore

Ose siç mund ta keni dëgjuar, Human Resources (HR).

Këta profesionistë menaxhojnë proceset e rekrutimit, intervistimit dhe punësimit të punëdhënësve, si dhe konsultimin mbi diversitetin dhe përpjekjet për barazi dhe gjithë-përfshirje.

Ata gjithashtu mund të ndërmjetësojnë mosmarrëveshjet e stafit, të menaxhojnë programet e përfitimeve dhe të mbikëqyrin listën e pagave. Menaxherët e burimeve njerëzore zakonisht kanë të paktën një diplomë Bachelor dhe disa vite përvojë pune në HR.

Paga vjetore: $ 116,720.21 dollarë +

17 – Arkitektët e rrjeteve kompjuterike / Web Developer

Të quajtur edhe inxhinierë rrjeti, këta profesionistë të IT-së projektojnë dhe ndërtojnë rrjete kompjuterike, website ose aplikacione.

Në varësi të punës së tyre, inxhinierët gjithashtu menaxhojnë rrjetet dhe analizojnë të dhënat e trafikut për të planifikuar rritjen e ardhshme.

Në përgjithësi, arkitektët e rrjeteve kompjuterike kanë një diplomë bachelor në një fushë të lidhur me teknologjinë dhe përvojë të rëndësishme pune në https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistrimin e sistemeve.

Paga vjetore: $ 112,690.23 +

jetoilumtu.al/

Scroll to Top