
Ata përsëri janë bërë prindër të një djali, shkruan lajmi.net.
Lajmin me publikun e ka ndarë Einxhel përmes një video të ngrohtë familjare, ku shihen ata dhe dy djemtë e tyre.
Bazuar në këtë video, djali i tyre duket se ka lindur me 10 prill por që çifti kanë vendosur ta mbajnë të fshehtë edhe më shumë se një muaj pas lindjes.
Einxhel dhe Dagz kanë filluar lidhjen e tyre brenda Big Brother VIP Albania, e cila po vazhdon ende me shumë dashuri dhe dy bekime, Trevin dhe tashmë djalin e tyre të dytë emrin e të cilit nuk e kanë treguar ende. /Lajmi.net/