Akuzat për dhunë ndaj partneres në Zvicër, Jozi: Të sjellin prova…Gjestit i uroj sukses, por…!

Jil
Jil
1 Min Read

Jozi Marku ka folur per goditjen e Gjestit dhe faktin se pas BBA Vip nuk ka pasur komunikim me te.

Ish-banori i BBA VIP i eshte pergjigjur edhe akuzave per precedente dhune ne Zvicer ne te kaluaren.

Loredana: A është e vërtetë që ke përdorur dhunë në Zvicër?

Jozi: Patjetër që do ta mohoj, kjo është një shpifje nga disa njerëz pa asnjë lloj vlere që shpifin.

Dikush nëse unë kam bërë një gjë të tillë, në qoftë se tregojnë letrat, unë e di si jam vetë, kanë hedhur shumë  gjëra për mua.

Unë e njoh veten e di çfarë kam bërë. Fama nuk është e lehtë. Mundet të dalë dikush me prova… nuk janë aspak të vërteta.

Gerta: Ke pasur kontakte me Gjestin pas incidentit?

Jozi: Kontakt me Gjestin nuk kemi pasur. Kemi shumë miq të përbashkët, por akoma nuk kemi pasur kontakt. Kam kërkuar të dëgjoj veten më shumë, jam munduar ta kaloj situatën në mënyrën më të qetë.

I jam përkushtuar muzikës. Shumë suksese Gjestit, thash më parë keqardhjen që është ndjerë keq dhe e ka përjetuar keq. Jeta vazhdon.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania