Jozi Marku flet për raportin me Loredana Bratin! A janë ende bashkë?

Jil
Jil
1 Min Read

Në puntatën e parë të sezonit të ri të emisionit “Goca dhe Gra”, i ftuar ishte këngëtari Jozefin Marku, i njohur nga publiku si Jozi.

Ai u përball me pyetje mbi jetën personale, përfshirë lidhjen që nisi gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 4” me Loredana Bratin, e cila tashmë është pjesë e panelit të emisionit.

Pas përfundimit të reality show-t, marrëdhënia e tyre ka ngjallur interes të madh, por asnjëri prej tyre nuk kishte dhënë më parë një deklaratë të qartë rreth statusit të lidhjes.

I pyetur drejtpërdrejt nëse janë ende bashkë, Jozi u tregua i rezervuar, duke shmangur një përgjigje të prerë. Megjithatë, ai la të kuptohej se raporti i tyre nuk ka përfunduar plotësisht.

Nuk mund ta themi se jemi bashkë apo jo. Kemi momentet tona të bukura. Do ia lëmë kohës
-u shpreh këngëtari, duke lënë hapësirë për interpretim dhe për të ardhmen e kësaj marrëdhënieje.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania