Vserlo akuza të forta ndaj suksesit të Gjestit: Ka blerë klikime! Popull dele ai që e ndjek

Jil
Jil
1 Min Read

Ish-banori i Big Brother VIP Albania 4, Vserlo, ka shpërthyer në një reagim të ashpër në rrjetet sociale, duke vënë në pikëpyetje suksesin e këngës së re të Gjestit, “Veshu ndreq”, e cila kaloi 1 milion klikime brenda 24 orëve.

Nëpërmjet një postimi në InstaStory, Vserlo ironizoi dhe akuzoi për manipulim me klikimet, duke e krahasuar fenomenin me artistë botërorë si Miley Cyrus dhe Ava Max. Ai e quajti suksesin e Gjestit “të fabrikuar”, duke shtuar: “Vjen një Gjest me 100 mijë subscribers të blerë, kap 1.5 milionë për një ditë…”.

Por nuk ndalet me kaq. Vserlo ka thumbuar edhe këngëtaren Egli Tako, duke parashikuar me ironi se kënga e saj do të arrijë “20 milionë klikime deri nesër”. Ai ka përdorur tone të ashpra për publikun që, sipas tij, bie pre e një “fame imagjinare” dhe playback-u të artistëve që “nuk dinë të këndojnë”, duke e mbyllur mesazhin me fjalët:

“Që jeni popull dele e kemi marrë vesh, por të paktën jini dele që ndjekin logjikën dhe forcën e gravitetit!”

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania