Vserlo nuk ka të ndalur, thumbon Gjestin: Mos bli më klikime

Jil
Jil
2 Min Read

Që me rrugëtimin e tij në “BBVA4” ku përplasjet i ka patur të shumta me fituesin e këtij edicioni, Gjestin, Vserlo ka shpërthyer me reagime kundra tij në rrjet herë pas here.

Së fundmi Vserlo ka ngritur dyshimet se numri i shikimeve të këngëve të Gjestit janë të blera.

E sot përmes një postimi të bërë në InstaStoryn e tij, Vserlo publikoi lajmin se disa këngë të Gjestit i janë fshirë nga platforma e Youtube, e dyshohet se projektet e tilla muzikore janë hakuar.

Poshtë këtij postimi Vserloi shkruan me ironi: Youtube detekton shikimet e blera dhe i bllokon. Është e thjeshtë situata nuk duhet as detektiv privat as lajm. Stay safe out ppl, dhe mos blini më views se po ju pa Beyonce se po ia kaloni do iua vërë syrin.

Postimi në fjalë është nënkuptuar si ironic ndaj Gjestit. E kjo jo më kot!

Kujtojmë se dhe para pak ditësh, Vserlo përmes një postimi të bërë në rrjet bëri një krahasim të shikueshmërisë të këngëve më të fundit të Eglit e Gjestit me këngët e Miley Cyrus dhe Beyonces.

Sipas tij, Egli e Gjesti i kanë blerë klikimet e tyre dhe këtë e tregoi mjaft qartë me provat e tij.

FOTO/ Vserlo nuk ka të ndalur, thumbon Gjestin: Mos bli më klikime
Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania