“Njerëz të fuqishëm janë afruar…”/ Eni Çobani rrëfen presionet e forta: Kam menduar të heq dorë nga emisioni

Jil
Jil
1 Min Read

Juristja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që ka përjetuar gjatë viteve në emisionin “Shihemi në gjyq”.

Në një video me Ardit Gjebrean, ajo ka pranuar se ka menduar seriozisht ta ndërpresë rubrikën që ka ndihmuar mijëra qytetarë, për shkak të trysnive të shumta nga njerëz me pushtet.

“Kam dashur që të mos e bëj më rubrikën ‘Shihemi në gjyq’. Unë jam një person që kam mbajtur shumë presion. Kanë dashur të mos flas. Njerëz të fuqishëm në Shqipëri i janë afruar njeriut tim me presione shumë të forta. Kanë dashur të më shohin të rrëzuar, përtokë, që të mos flas më. Por unë jam betuar që do të marr përsipër problemet e njerëzve,” u shpreh Cobani.

Deklarata e saj ka ngjallur reagime dhe mbështetje të shumta në rrjetet sociale, duke dëshmuar edhe një herë rëndësinë që ka zëri i qytetarëve në ekran.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania