
Këngëtarja e njohur Fjolla Morina është shtruar në spital gjatë orëve të vona të natës së dielës, duke shkaktuar shqetësim te fansat e saj.
Lajmi u bë i ditur pasi vetë artistja publikoi në Whatsapp pamje nga një ambient spitalor, teksa shkruante; “Kujdesi për veten do të thotë të bësh një pushim kur gjërat bëhen të vështira… Thuaji “Jo” gjërave që nuk dëshiron të bësh. Bëj gjëra që të bëjnë të lumtur…”
“Prive” raporton se Fjolla ka pasur komplikacione shëndetësore si pasojë e një mbidoze të mundshme medikamentesh, gjë që ka çuar në përkeqësimin e gjendjes së saj.