
Reperi i njohur Mozzik po përjeton një nga periudhat më të bukura të jetës së tij në planin personal.
Prej më shumë se një viti, ai ka bërë publike lidhjen me bukuroshen Lotina Haziri, dhe duket se ndjenjat mes tyre po bëhen gjithnjë e më të forta.
Gjatë një koncerti të mbajtur në Zvicër, reperi u pyet se çfarë e mban në formë, dhe pa u menduar shumë ai u përgjigj:
“Dashuria, asgjë tjetër. Njeriu i dashuruar s’ka më mirë.” tha ai duke qeshur.