Ronela Hajati ndan për herë të parë FOTO duke u puthur me partnerin!

Jil
Jil
1 Min Read

Ronela Hajati ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale me një foto të re, ku shfaqet në shoqërinë e një mashkulli të panjohur.

Në imazhin e realizuar në plazh, këngëtarja duket e buzëqeshur dhe e qetë, ndërsa personi në krah të saj mbetet i fshehtë, në foto duken vetëm flokët e tij, pa asnjë detaj tjetër që ta identifikojë.

Postimi, i cili është përhapur me shpejtësi në rrjet, nuk shoqërohet me asnjë shpjegim apo etiketim nga ana e Ronelës, duke lënë hapësirë për interpretime të shumta.

Komentet nga ndjekësit kanë qenë të menjëhershme, me shumë prej tyre që e përshëndesin çiftin e ri dhe e urojnë për dashurinë.

Edhe pse vetë artistja nuk ka konfirmuar asgjë, buzëqeshjet dhe afërsia në foto kanë bërë që ndjekësit të jenë pothuajse të bindur: Ronela po përjeton një romancë të re.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania