
Pas muajsh të tërë aludimesh, rikthimesh të shkurtëra dhe një heshtjeje të zgjatur publike, duket se historia mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit ka marrë fund përfundimisht.
Çifti që u njoh dhe u dashurua në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 3” nuk ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram — një sinjal i qartë që marrëdhënia është mbyllur.

Vetëm pak javë më parë, në maj, ata u panë sërish bashkë dhe nisën të rindiqeshin në rrjetet sociale, duke ngjallur shpresat për një pajtim. Por gjithçka duket se ka qenë e përkohshme.
Në një intervistë të dhënë në qershor në emisionin “Goca & Gra”, Heidi u shpreh se ndodhej në një periudhë të paqartë emocionale:
“Situata ime është shumë e komplikuar. Kur t’i vendos gjërat në vijë, do ju përditësoj. Kam konfuzion. S’e di.”
Lidhja e tyre ka kaluar nëpër shumë ulje-ngritje edhe pas daljes nga formati, duke e mbajtur vëmendjen publike të ngjitur pas tyre. Megjithatë, veprimi i fundit në rrjetet sociale i jep fund çdo dyshimi: Romeo dhe Heidi tashmë kanë ndarë rrugët, këtë herë pa kthim.