
Shëngjin – 32-vjeçari humb jetën pas rënies nga skela, dyshohet kontakt me rrymën elektrike Shëngjin, 19 Korrik 2025 – Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e sotme në shëtitoren e plazhit të Shëngjinit, pranë bustit “Willson”, ku një 32-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një incidenti në vendin e punës.
Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 16:45, shtetasi Z. L., banues në fshatin Mërqi, Lezhë, ka rënë nga lartësia e një skele, duke dyshuar se shkak i rënies ka qenë kontakti me rrymën elektrike.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore.
Autoritetet pritet të japin një njoftim më të detajuar sapo të përfundojnë veprimet hetimore paraprake.