
Ish-banori i edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Aldo Marku, ka dhënë një intervistë për “Pushime On Top”, ku ka zbuluar kuptimet e të gjithë tatuazheve që ka të gdhendura në trup.
Teksa ai ndodhej në palestër, Eni Shehu i ka bërë pyetje rreth ushtrimeve që bën, por edhe për tatuazhet e shumta që ka.
Pjesë nga intervista:
Palestrën e përdor për qëllimin tënd për të thyer zemra vajzash apo për të jetuar shëndetshëm, për të patur një jetë të bukur?
Jo, nuk bëhet fjalë për asnjë thyerje zemrash, përkundrazi nëse janë thyer do ti ngjis me thënë të drejtën. Palestrën e kam më shumë për shëndetin mendor, efektet anësore janë benefitet fizike. Po edhe nëse është thyer ndonjë zemër, nuk e kam bërë me dashje por ndonjëherë është e pashmangshme. Është pjesë e jetës, eksperiencë.
Ndonjë apo disa? Janë më shumë të ngjitura apo të thyera zemrat te historia jote?
Më shumë janë thyer, përderisa jam beqar i bie se më shumë janë thyer.
Tatuazhet i ke si dekor apo si pjesë e CV-së së jetës tënde?
Të gjitha e kanë një kuptim. Pasioni im për boksin. Shiriti i filmit, pasioni tjetër.
I prerë shiriti apo i ngjitur?
I prerë gjithmonë, shkon duke u ngjitur ne montazh. Meditimi sepse ka gjashtë vite që unë jam fokusuar në spiritualizëm, pra diçka përtej fizikes, përtej që shikojmë. Tatuazhi tjetër ka të bëjë edhe me moton time në jetë ‘thuaje, besoje dhe mirëprite’. Numri im 3 që është numri im me fat, është numri që më ka ndjekur gjithë jetën, pasi edhe si familje kemi qenë 3 vetë gjithmonë: unë, babi dhe mami im. Numri 3 sikur më ndjek. Këtu jemi 3 djemtë e tezes që jemi si vëllezër, sërish 3 dhe kemi të 3 të njëjtin tatuazh. Shenja ime në kalendarin kinez, dragoi.
Ndonjë vajzë, ndonjë tatuazh që do doja t’a zhdukje?
Të ka tunduar emri i ndonjë vajze apo shprehje e përbashkët, ndonjë simbol?
Në kohën tonë të gjimnazit, të viteve tona të adoleshencës edhe na kanë tunduar, por kemi shpëtuar.
Pas stërvitjes, kur shikon veten në dush thua ‘jam gati për në skenë apo në shtrat’?
Pas stërvitjes jam gati për dush, do thosha për shtrat
Në shtrat me kë? Apo fle vetëm?
Po varet o Eni. E di ça kam kuptuar këto kohët e fundit se i gjithë ky nocioni i dashurisë së vërtetë, sikur ka filluar të venitet. Me kë do qëlloja në shtrat? Me dikë që më tërheq, që kam kimi, edhe që kemi dëshirë të njëjtë.
Cili është muskuli që stërvit me më shumë prioritet në palestër, për t’u dukur seksi?
Unë do thosha shpatullat dhe supat, edhe barkun nuk kam qejf ta lë pas dore. Po barku është më shumë dietë. Jo se nuk bëj këmbët, po këmbët janë me xhinse.