
Ky koment mori mbi 17 mijë pëlqime, duke u renditur ndër më të pëlqyerit në postimin e Georgina-s.

Megjithatë, pavarësisht natyrës pozitive të reagimit, në seksionin e komenteve pati edhe replika ofenduese dhe raciste nga disa përdorues serbë, të drejtuara ndaj artistes shqiptare.
Bebe Rexha dhe Georgina Rodriguez njihen nga takimi i tyre në ceremoninë Joy Awards në Arabinë Saudite, ku kanë ndarë skenën dhe kanë pasur paraqitje të tjera së bashku.
Ky gjest i thjeshtë, por i ngrohtë nga Bebe, tregon lidhjen miqësore mes tyre dhe mbështetjen publike në momente të rëndësishme personale.