
Bukuroshja nga Shqipëria i është rikthyer kohës kur ka qenë në formatin e lartpërmendur, duke diskutuar për një moment që mori vëmendje në rrjete sociale, ku modelja nga Kumanova e krahasoi me palaço dhe bretkosë.
E njëjta i është kundërpërgjigjur Arbenita Ismajlit, e cila asokohe ishte tallur me të.
Vivien thekson se nuk e ka njohur më parë dhe se kanë gjëra e realitete krejtësisht tjera.
“Më mirë të merret me problemet e shtëpisë se vet se sa me problemet e Big Brotherit, se kam përshtypjen se kanë probleme më të mëdha se unë dhe Big Brother”, u shpreh ajo.
“Nuk e di pse e kishte bërë këtë postim, nuk e kam njohur. Është shumë simpatike, është më mirë të merret me problemet e veta se të Big Brotherit, se është më mirë”, shtoi ndër tjerash.
Në edicionin e parë të Big Brother, Vivien nisi një lidhje dashurie me Getinjon, e cila vazhdoi edhe për disa muaj