Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Ndarja është sigurisht një proces i vështirë dhe të gjithë e përjetojnë në mënyra të ndryshme. Shumë njerëz pendohen dhe duan të rikthehen sërish me ish-partnerin/en, shumë të tjerë, shohin terezinë e tyre. Sot, do të flasim pikërisht për kategorinë e parë.
Si ta kuptosh që ai/ajo bën sikur të ka harruar? Përmes këtyre shenjave:
1. Duket sikur gjithçka në jetën e tij/saj po shkon perfekt
E ke parasysh kur poston foto nga ndonjë club, restorant, duke bërë qejf? Ç’mendon se po thotë? “Jam super mirë. Po kaloj shumë mirë!”. Ç’thotë realisht? “Shpresoj të më shohë dhe të rikthehet”.
2. Është i/e inatosur me ty
Nëse nuk lë shkak pa të shprehur inat, do të thotë se ende je në interesat romantike të tij/saj dhe pret që ti të bësh diçka për ta zbutur inatin.
3. Mohon ndarjen
Mohimi i fazës së ndarjes, qartazi, është një shenjë që nuk të ka harruar. Nëse ai/ajo bën plane sikur vazhdoni të jeni bashkë, do të thotë se ende të konsideron pjesë të jetës së tij/saj.
4. Interesohet për jetën tënde
Nëse do të dijë gjithmonë me kë je, ku je, a je lidhur me dikë, do të thotë se jo, nuk të ka harruar dhe do të jetë sërish me ty.
5. Bisedon gjithnjë për ty
Ti nuk je prezent/e, ama ish-i e gjen gjithmonë rastin për të folur për ty? Jo, nuk të ka harruar. Po, del me miqtë e përbashkët që të ketë mundësinë të të takojë.
6. Po mundohet që të jeni miq
Situata më e afërt me lidhjen është miqësia, ndaj ish-i që këmbëngul të ruani shoqërinë, patjetër që pret rastin ta tentojë sërish lidhjen me ty.
7. “Hmm, kam harruar (x) gjë te shtëpia jote”
(X) gjë mund të jenë: stilolapsi, bokset e kuqe, një libër që kushton 800 lekë, një manikyr, etj.
Dheee, kjo (x) gjë do të jetë shkaku për një takim “të fundit”..…jetoilumtu.al/