“Në ëndrrat e mia, ai nuk iku kurrë. Na pret në shtëpi”- Beatrix kujton të atin e ndjerë: Ai nuk iku kurrë

Jil
Jil
1 Min Read

Në ëndrrat e mia, ai nuk iku kurrë. Na pret në shtëpi, duke buzëqeshur, sikur vitet që e morën larg të mos kishin ndodhur kurrë. E përqafoj, qesh me të, bëj foto me të… dhe në atë vend të çastit, dashuria është e pafundme dhe humbja nuk mund të na prekë. Ëndrrat më sjellin përsëri te ti, baba, qoftë edhe vetëm për një rrahje zemre. Faleminderit për këtë dhuratë. Më mungon më shumë sesa mund ta them me fjalë”.

Ky dedikim ka prekur zemrat e ndjekësve të saj, të cilët shpesh kanë treguar mbështetje për Beatrix-in në momentet kur ajo kujton të atin.

Kujtojmë se prej kohësh, Beatrix ka nisur një jetë të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo nisi pak kohë pas eksperiencës së saj në ‘Big Brother VIP Albania’, e cila u shoqërua me shumë kritika dhe bullizëm në rrjet. Mirëpo, mesa duket, në SHBA, Trixa ka gjetur sërish qetësinë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania