
E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, Sara u shpreh se lajmet i ka lexuar si gjithë publiku, duke sqaruar se nuk ka asnjë dijeni të drejtpërdrejtë për situatën.
“Jam në një kapitull të ri. Sikur kam rigjetur veten. Jam më e fortë, e di kush jam, e di çfarë dua. Nuk kam ndryshuar si person. Jam akoma unë që jam më e dashur seç duhet. Më ndodhën disa gjëra njëkohësisht që ma ndryshuan këtë kapitull”.- u shpreh ajo.
Më pas, ajo u pyet dhe për lajmit që qarkullon nëpër portale rreth një lidhje të mundshme mes Ledrit dhe Xhensila Myrtezajt, duke thënë se i uron vetëm lumturi ish-partnerit të saj.
“Lidhje mes Ledris dhe Xhensilës? I kam lexuar dhe unë nëpër media. Unë dhe Ledri kemi një marrëdhënie shumë prindërore. Kujdesemi shumë për Poin. Gjithsecili ka jetën e vet. Mua nuk më takon të mohoj dhe të pohoj lajmet që dalin në portale. E di që kemi të drejtën të dy të jemi të lumtur. Unë këtë dua për Ledrin, që gjithmonë do e dua, sepse është babai i Poit”, u shpreh Sara.