
“Presidenti i Republikës është Ilir Meta”, ishte deklarata e ish banores së Big Brother Rizarta Hoxha një javë më parë në “E Diell” që bëri bujë.
Blogerja sqaroi se në fakt ishte ironi për pushtetin. Madje ajo thotë se “shpresoj që presidenti të jetë zgjuar”.
“Mendoj se u kuptua. Sqarimi nuk është shumë i nevojshëm, ishte ironi dhe kritikë e pushtetit që kemi . Ku janë drejtuar fijet e pushtetit dhe pse kemi një politikë kaq të fjetur.
Presidenti paraardhës ishte në burg, rrjedhimisht kuptohej që nuk ishte ai. Shpresojmë që presidenti të jetë zgjuar dhe është gjë e mirë që e njeh e gjithë Shqipëria“-tha Rezarta.
Madje Rezarta kritikoi edhe dekretimin e zgjedhjeve nga presidenti Begaj.