
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mozzik theksoi rëndësinë historike dhe morale të UÇK-së:
“UÇK-ja nuk ishte zgjedhje — ishte detyrë ndaj atdheut. Sot ata po gjykohen, por në të vërtetë po gjykohet vetë liria jonë. Kush harron çlirimtarin, harron vetveten.
Kërkojmë drejtësi, jo mëshirë.
Kërkojmë të vërtetën, jo propagandë.
Sepse pa UÇK-në s’do kishte as Kosovë, as nder, as flamur.
Mozzik u shpreh se pjesëmarrja në këtë protestë ishte një mënyrë për të treguar respekt dhe mbështetje për të gjithë ata që sakrifikuan për çlirimin e Kosovës, transmeton lajmi.net.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të jenë të bashkuar në kërkim të drejtësisë dhe të vërtetës.
Protesta në Tiranë ka sjellë së bashku mijëra qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare, duke treguar një solidaritet të jashtëzakonshëm me ish-krerët e UÇK-së dhe luftëtarët e saj./lajmi.net/