
E përlotur, Xheneta u shpreh:
“Të të them unë ty që zemra ime është në copa të thyera, nuk do ta besosh… Ai Gjesti harmonik, ai Gjesti me gjithë atë energji pozitive, që më jepte mua dashuri, ta shihje në atë gjendje më dhembi shumë zemra”.
Pavarësisht ndarjes së tyre, ajo ka treguar solidaritet të sinqertë, duke qenë e pranishme në ceremoninë mortore dhe duke qëndruar pranë familjes së tij në këtë moment të dhimbshëm.