JiL.al - Jeto i Lumtur

Këta janë tipet e meshkujve që vajzat dashurojnë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Këtu janë pesë mënyra për të përfshirë një djalë ’të keq’ në një lidhje:

1. Vajzave u pëlqen të ndjekin

Nëse, që në fillim telefononi gjithë kohës dhe na mbushni duart me lule, ne do të mendojmë që është tepër dhe shumim shpejt. Djemtë pak si rrugaç e dinë që një distancë e mjaftueshme dhe jo e rrezikshme e bën çmimin më të vlefshëm.

Ne nuk mund të heqim dorë nga një djalë i keq që na bën ta duam më shumë. Çelësi për djemtë nuk është të jenë të pasjellshëm ose të duken sikur nuk e çajnë kokën. Ju doni një grua të lumtur, jo një çështje të rëndësishme me kompleksin e braktisjes, apo jo?

2. Vajzat duan një djalë të zot me besim tek vetja

Kur vjen puna për të zgjedhur, shumë vajza do të preferonin Russell Crowe në vend të Tom Hanks. Nuk janë muskujt apo pamja e egër ato që tërheqin, por besimi suprem tek vetja.

Një djalë i keq nuk dyshon kurrë tek aftësitë e tij seksuale dhe kjo e bën atë më tepër seksi. Ky lloj besimi i fortë, bëhet edhe më i fortë kur ne fillojmë ta njohim dhe të zbulojmë anën e tij të butë, por jo në takimin e parë!

3. Vajzat duan një mashkull që luan sipas rregullave të tij

Ne pëlqejmë meshkuj që e shohin botën dhe përpiqen ta ndryshojnë atë, ndonjëherë duke e drejtuar një kompani dhe jo duke punuar për të; duke u përballur me problemin, në vend që të ankohen prej tij; duke krijuar diçka dhe jo duke kritikuar.

Burrat që kanë bindje të forta nuk përshtaten me rregullat dhe gjendjet stereotipie. Një djalë i keq i suksesshëm, është kurajoz, merr përsipër rreziqe dhe nuk ka frikë nga dështimi.

4. Vajzat pëlqejnë surprizat

Nuk mund ta dish kurrë se çfarë fsheh nën mëngë një djalë çapkën. Një shëtitje me motor në mesnatë? Një marrëdhënie seksuale në një vend pak të veçantë?

Të krijohet ideja se djemtë çapkënë jetojnë për momentin. Ata nuk mund të kenë sigurime shoqërore apo fonde për pension, por kanë një sens aventure. Pra përmbajuni rregullave tuaja dhe kurseni për pleqërinë, por shtoni pak spontanitet dhe entuziazëm në takimet dashurore.

5. Vajzat duan të joshen

Errësira, një lokal nate, një pije e vërtetë (martini apo xhin) dhe një kërcim i ngadaltë seksi, një aventurë kur nuk ta pret mendja. Këto janë brumi i djemve çapkënë.

Ai mbështetet, na prek dhe bën kon takte të gjata të ngadalta me sy, shkruan onlineshqip. Një djalë i tillë e bën të dashurën e tij të ndihet si perëndeshë, si e vetmja vajzë e pranishme.

Ai mund ta japë këtë lloj vëmendjeje vetëm një ose dy herë përpara se të hedhë hapin tjetër të joshjes. Por nuk ka gjë më të mirë sesa një djalë “rrugaç” që përpiqet të bëjë përshtypje të mirë ….. madje dhe kur pretendon, se mund të jetë vetëm i keq.…jetoilumtu.al/

Scroll to Top