Sa prej tyre i qëlluat?
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Testet profesionale dhe kreative të IQ janë shumë të famshme sepse të lejojnë të krahasosh me të tjerët se ku qëndron inteligjenca juaj,
Testi i reflektimit kognitiv (CRT) është i cilësuar si testi më i shkurtë i IQ në botë sepse ka vetëm 3 pyetje
Kjo aktivizon aftësinë për të zgjedhur një problem më të thjeshtë që mund të duket i vështirë në fillim. Sa më shpejtë që mund ta zgjidhni këtë test, aq më inteligjent jeni.
Ja cilat janë 3 pyetjet
Një shkop dhe një top bejsbolli kushtojnë 1.10$. Nëse shkopi kushton 1$ më shumë se topi, sa kushton topi?
Nëse duhen pesë makina për të prodhuar pesë produkte brenda 5 minutave, sa kohë do të duhet për 100 makina të prodhojnë 100 produkte?
Në një liqe është një copë me zambakë. Çdo ditë copa e mbuluar nga zambakët dyfishohet. Nëse duhet 48 ditë që copa me zambakë të mbuloj të gjithë liqenin, sa ditë duhen për të mbuluar gjysmën e liqenit?
Këto janë përgjigjet më të shpeshta
10$
100 minuta
24 ditë
Përgjigjet e sakta
Topi kushton 0.05$
Nëse vlera e topit është X, dhe shkopi është 1$ më shumë, atëherë neve na duhet të gjejmë X+1$
Shkopi+Topi = X+(X+1)= 1.1
Pra
2X+1=1.1
2X= 1.1-1
2X=0.1
X= 0.1/2
X= 0.05
Do të duhet 5 minuta për të prodhuar 100 produkte
Nëse 5 minuta duhen për të bërë 5 produkte, d9o të thotë se një makinë do të bëjë një produkt çdo 5 minuta.
Në këtë rast 100 makina do të bëjnë 100 produkte për 5 minuta.
Do të duhet 47 ditë për të mbuluar gjysmën e liqenit
Nëse copa me zambakë dyfishohet në madhësi çdo ditë, atëherë thjesht duhet ta përgjysmojmë madhësinë anasjelltas.
Pra, në ditën e 47, liqeni do të jetë gjysmë i mbuluar.
Në një anketim, u pyetën 3,500 persona. 33% i gabuan të gjitha pyetjet, dhe 83% gabuan të paktën një. Sa qëlluat të sakta? ….jetoilumtu.al/