JiL.al - Jeto i Lumtur

Në Parkun Që Mbuluan Fletët…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Në parkun q’ë mbuluan fletët
Te dy ne ecim qetësisht,
Pas shijes saj ka shtruar vjeshta
Qilim të verdhë natyrisht.

Dhe ndoshta si një ëndërr e zbehtë

u fanit një muzg i vonë
Ky park q’ë kan’ mbuluar fletët
Ku pas kaq shekujsh ti po shkon.

Nga vagabondët me cigare

Ti mos u tremb e dashur kot

Imazhin tënd as dinosaurët

Shekuj më parë s’e shtypën dot.

Që ti të vije kaq e bukur
Me këta flokë, me këtë hap
Toka të egrën klimë e zbuti
Dhe akullnajat ktheu mbrapsht.

Dhe s’kish se si të ndodhte ndryshe
Te ndodhte ndryshe s’kish se si.
U desh te zhdukeshin përbindshat
Që te kjo botë tëvije ti..

Ismail Kadare

 

 

Jeto I Lumtur

Scroll to Top