JiL.al - Jeto i Lumtur

Nëse mbani këtë lloj portofoli, do i tërhiqni paratë “si me magnet”

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Shumë njerëz thonë që që të të vijnë para duhet të kesh edhe portofolin e duhur.

Mund të duket si një gënjeshtër, mund të tingëllojë e tepruar, por disa njerëz besojnë më shumë se të tjerët. Ka disa që duan të kenë kuleta specifike përndryshe nuk i vendosin fare paratë e tyre.

Portofoli ynë është gjithashtu shtëpia e parave tona dhe aty ruajmë gjërat më të vlefshme. Gjithmonë duhet të kemi kujdes se çfarë portofoli mbajmë.

Por çfarë do të thotë të kemi energji pozitive në portofolin tonë? Do të thotë se është gjithmonë plot! A nuk është kjo ajo që ne të gjithë duam? Më poshtë janë disa këshilla për hapat që duhet të ndiqni për ta pasur gjithmonë portofolin plot.

Mos e lini kudo që ta gjeni.. Para së gjithash, paratë dhe pasuria tërhiqen nga njerëzit që i trajtojnë me respekt, mirënjohje dhe vlerësim, prandaj e mbajmë portofolin në një vend të veçantë. Sigurisht kur hyjmë në shtëpi nuk e lëmë askund, p.sh. në tavolinën e kuzhinës. Ne duhet të dimë gj ithmonë se ku është portofoli ynë dhe ta kemi në një vend që e konsiderojmë të sigurt.

Të jetë komod dhe i madh.. Një portofol i mirë duhet të ketë hapësirë të mjaftueshme për të akomoduar gjithçka që na nevojitet. Dhe nëse është e mundur, t’i mbani paratë pa u zhubrosur. Ne gjithashtu sigurohemi që portofoli ynë të jetë mjaftueshëm i madh për të mbajtur më shumë para sesa zakonisht mbajmë. Kjo do të ndihmojë në tërheqjen e më shumë parave për të mbushur hapësirën e lirë.

Çfarë ngjyre? Ne gjithashtu zgjedhim një ngjyrë ideale për portofolin tonë, për të tërhequr pasuri! E zeza ose blu e errët korrespondon me elementin e ujit. Pra, uji është përgjegjës për pasurinë dhe prosperitetin tonë, ndërsa e zeza tradicionalisht konsiderohet si ngjyra më e mirë për një portofol.

Asnjë foto familjare, pa fatura… Përtej ngjyrave, është e rëndësishme të sigurohemi që të mos mbajmë foto familjare në portofolin tonë. Fotot personale kunsomojnë energjinë dhe i heqin paratë. 

…jetoilumtu.al/

Scroll to Top