Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Standardet shoqërore ndonjëherë i lënë beqarët të ndihen sikur ka diçka që u mungon vazhdimisht. Miqtë dhe anëtarët e familjes mund t’i nxisin: “A po dilni me ndonjë?”, “Kur do mblidhesh edhe ti?”, “S’dua të jesh i/e vetmuar për pjesën tjetër të jetës”.
Por ka shumë njerëz për të cilët beqaria është një zgjedhje e vetëdijshme. Ajo funksionon më mirë për ta, ashtu si martesa funksionon më mirë për të tjerët. Si shoqëri, ne duhet të jemi të respektueshëm dhe tolerantë ndaj njerëzve që zgjedhin të jetojnë një mënyrë jetese alternative.
Hulumtimet sugjerojnë se preferenca për beqarinë është më e zakonshme sesa na duket ne. Sipas disa vlerësimeve, përafërsisht gjysma e të rriturve e kanë të vështirë të jenë në marrëdhënie intime afatgjata dhe kështu kalojnë shumë kohë duke qenë beqarë. Dhe kjo është plotësisht në rregull.
Si ta kuptoni nëse jeni një nga këta njerëz? Këto janë tre shenja që tregojnë se ju mund të preferoni beqarinë në vend të marrëdhënieve më tradicionale.
– Të kesh fëmijë është më pak prioritet për ty
Forcat biologjike diktojnë që shumica e njerëzve do të përjetojnë në një moment të dhënë, dëshirën për të riprodhuar dhe për të pasur një familje. Por biologjia dhe evolucioni nuk janë faktorët e vetëm në lojë. Shumë njerëz zgjedhin t’i kushtojnë jetën e tyre gjërave të tjera përveç të paturit fëmijë. Dhe nuk ka asgjë të keqe me këtë. E rëndësishme është që të jeni të vërtetë me veten tuaj.
Sidoqoftë, për çdo zgjedhje në jetë, sigurohuni që të jetë vendimi juaj dhe ajo që ju doni të bëni – jo zgjedhja e mamit, babit apo shoqërisë.
– Jeni shumë të përqendruar te karriera
Katherine Hepburn ka thënë:
“Unë do të kisha qenë një nënë e tmerrshme sepse në thelb jam një qenie njerëzore shumë egoiste”.
Nuk ka absolutisht asgjë të keqe të përqendroheni tek vetja. Ne të gjithë jemi egoistë në mënyrën tonë dhe është në rregull të jemi të fokusuar në karrierë deri në atë pikë sa të mos kemi vërtet interes për dashurinë ose marrëdhëniet. Hulumtimet tregojnë se të kesh një punë ka më shumë rëndësi për lumturinë tonë sesa të kesh një bashkëshort/e.
Ajo që do të ishte e gabuar është nëse jeni shumë të fiksuar pas karrierës, por zgjidhni të mos ndiqni ambicie të tilla për shkak të presioneve të jashtme. Këto lloj hapash të gabuar mund t’ju përndjekin për periudha të gjata të jetës suaj.
– Ndiheni më rehat kur nuk përshtateni
Në shumicën e shoqërive të industrializuara, martesa, monogamia dhe jeta brenda njësisë familjare janë normë. Dhe kjo funksionon për shumicën e njerëzve. Por disa njerëz preferojnë të shkojnë kundër rrymës. Ata ndihen më rehat kur ushtrojnë lirinë e tyre në mënyra jokonvencionale. Është pjesë e personalitetit të tyre.
Vendimi për të hyrë në një marrëdhënie afatgjatë ose për të krijuar një familje është një nga vendimet më të mëdha që do të merrni. Marrja e kohës për të reflektuar mbi llojin e personit që jeni – për sa i përket dëshirës tuaj për të pasur fëmijë, interesave dhe ambicieve tuaja të karrierës dhe tipareve tuaja kryesore të personalitetit – mund t’ju ndihmojë që të shkoni në drejtimin e duhur.…jetoilumtu.al/