Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Maturia emocionale përkon me një nivel të lartë kontrolli të emocioneve dhe reagimeve të një personi, karshi situatave të ndryshme me të cilat përballet.
Gjithashtu, kur ky person është i aftë të shprehë hapur ndjenjat dhe mendimet, pa kërkuar pranim, validim dhe pa pasur frikë se mërzit dikë.
Si ta kuptosh nëse je një person i matur emocionalisht?
1. Identifikon emocionet
Ti arrin t’i identifikosh dhe rregullosh emocionet e tua. Nëse po përjeton një ndjesi negative, arrin ta kuptosh se po prodhohet nga një mendim i caktuar dhe e kontrollon mendimin, për pasojë edhe reagimin.
2. I lë të shkojnë situatat që nuk të shërbejnë
Njëjtë edhe me njerëzit. Nëse një situatë apo person thyen limitet dhe kufijtë e tu, ti thjesht nuk i jep më vëmendjen dhe energjinë tënde.
3. Kurioziteti
Ti je një person kurioz dhe do të zbulosh gjithçka që të rrethon, madje të interesojnë edhe tematika që dikur as nuk doje t’ia dije fare.
4. Pranon defektet
Defektet, veçanërisht ato të karakterit, shpeshherë neglizhohen dhe personi që i ka, nuk i pranon. Por, ky nuk është rasti yt: ti je në dijeni të tyre, i pranon dhe përpiqesh t’i rregullosh.
5. Tregon empati
Nëse dikush ka një problem, ti mundohesh që të gjesh një zgjidhje. Kjo të bën më njerëzor, pasi ti mund të kuptosh ndjesitë e individit tjetër. Rrjedhimisht, e di si ta bësh të ndihet më mirë.
6. Nuk i ndan njerëzit si “të mirë” dhe “të këqij”
Ti e di shumë mirë se çdokush ka trauma në jetë dhe veprimet që kryen janë pasojë e këtyre traumave.