JiL.al - Jeto i Lumtur

“Trekëndëshi i vdekjes”, në këtë pjesë të fytyrës nuk duhet t’i shtypni kurrë puçrrat..

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Trekëndëshi i vdekjes” është një zonë rreziku në fytyrën tuaj ku nuk duhet t’i shtypni kurrë puçrrat, pasi pasojat mund të jenë serioze.

Përfshin gojën, hundën dhe hapësirën e vogël midis syve.

Sipas një artikulli të botuar në revistën Men’s Health, shtrydhja e puçrrave në këtë zonë shkakton më shumë sesa disa shenja.

“Të gjitha venat nën trekëndëshin e vdekjes mund të çojnë në sinusin shpellor, i cili ndodhet në tru”, thuhet në artikull.

Joshua Zeichner, një dermatolog në New York thotë se një puçërr e shtrydhur me duar të papastra mund të shkaktojë infeksion, i cili mund të depërtojë në gjak duke arritur drejt sinusit apo dhe të gjitha organet e tjera të trupit.

Edhe pse mund t’ju ​​duket absurde që shtrydhja e një puçrre mund të infektojë trurin, shanset që kjo të ndodhë nuk janë zero.

Nëse një infeksion arrin në tru, mpiksjet e gjakut mund të formohen të cilat mund të jenë kërcënuese për jetën.

”..jetoilumtu.al/

burimi lajmifundit.al/

Scroll to Top