JiL.al - Jeto i Lumtur

Melankolia….Poezi Nga Domingo Bolivarit..

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ti që ke dritën, ma thuaj mua, vëlla.
Jam si një i verbër. Endem qorrazi e pa drejtim.
Eci poshtë stuhive, eci gjithë mundim
Ëndrra dhe harmonia, verbuar më ka.
Kjo e keqe imja. Të ëndërroj. Poezia
Është këmishë e hekurt me një mijë maja mizore
Mbi shpirtin tim gjembat përgjakin prore,
Pikë, pikë bie mbi mua melankolia.
I verbër dhe i çmendur eci, në këtë botë të ngratë;
Nganjëherë më duket se rruga është shumë e gjatë,
E se është shumë e shkurtër, nganjëherë…
Dhe në këtë ngurrim zemre dhe agonie,
Mezi duroj, me hidhërim më mbush përherë.
A s’i dëgjon si bien prej meje pika melankolie?

 

 

Jeto I Lumtur

Scroll to Top