Më thuaj çfarë shenje horoskopi je të të them arsyen pse nervozohesh gjithmonë….

Jil
Jil
3 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Dashi: Pritja. Çdo gjë që ka lidhje me durimin, është makth për njerëzit e shenjës së dashit. Radhët e gjata, pritja në telefon, pritja e rezultateve të një provimi janë situata, në të cilat ata e humbasin qetësinë
Demi: Lëvizja. Paketimi dhe zhvendosja në një qytet tjetër është stresuese për këdo, por për demat, të cilët njihen se pëlqejnë stabilitetin, janë të tmerrshme.
Binjakët: Program i ngurtë. Binjakët njihen si njerëz me shpirt të lirë dhe urrejnë t’i raportojnë dikujt diçka, sidomos nëse ka lidhje me rutinën dhe një afat të caktuar. Përpikmëria ndërhyn në ndjenjën e tyre të pavarësisë dhe iu shkakton sulme paniku.
Gaforrja: Një ndarje. Të gjithë e kanë të vështirë të përballojnë një ndarje, por gaforret thjesht nuk munden. Për ta, humbja e një partneri romantik është njëlloj si humbja e vetvetes.
Luani: Të mos iu dalë diçka si dëshirojnë. Luanët e janë të fortë dhe me vetëbesim përballojnë gjithçka, përveç të mos iu dalë e tyrja. Situata, me personalitetin e luanëve, ka tendenca dramatizimi.
Virgjëresha: Të jetojnë në rrëmujë. Falë njerëzve të tjerë me të cilët jetojmë, na ndodh të kemi një shtëpi apo mjedis të rrëmujshëm. Për virgjëreshat kjo është e papranueshme.
Peshorja: Konflikti. Për peshoret konfliktet janë të papërballueshme. Ata do të përpiqen shumë për t’i zgjidhur, duke sakrifikuar edhe shëndetin e tyre mendor.
Akrepi: Pabesia. Një partner që tradhton është vështirë për t’u kaluar nga kushdo, por për akrepat besnikë dhe të fiksuar pas intimitetit, tradhtia është e tmerrshme. Kjo mund të nisë një spirale fiksimi dhe inati, nga e cila duhen vite për të dalë.
Shigjetari: Ndjesia sikur kanë ngecur. Shigjetarët i adhurojnë aventurat, eksperiencat e reja dhe idetë e freskëta. Në momentin që ndihen sikur kanë ngecur në jetën e tyre, ata tmerrohen dhe nuk dinë si të veprojnë.
Bricjapi: Pushimi nga puna. Bricjapët vlerësojnë sigurinë financiare dhe titullin në punë, më shumë se gjithçka. Një pushim nga puna i shkund ata.
Ujori: Padrejtësia. Ujorët refuzojnë të pranojnë se jeta është e padrejtë, një mësim të cilin e marrim që në kopsht. Nëse shohin një padrejtësi ndaj tyre ose ndaj personit që duan, ata dalin jashtë kontrollit.
Peshqit: Të nxitohen për të bërë diçka. Peshqit kanë nevojë të ecin me hapin e tyre. Fatkeqësisht, shoqëria jo gjithmonë është e duruar me ta. Të detyrohen të marrin një vendim iu shkakton atyre ankth.

Burimi radioeurostar.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *