JiL.al - Jeto i Lumtur

3 sjellje që të tjerët t’iu besojnë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Besimi është një gjë që vlerësohet në çdo kulturë dhe në çdo lidhje. Nga lidhja që keni në familjen tuaj, me shoqërinë tuaj, kolegët tuaj etj. Për të fituar besimin e dikujt duhet mjaft punë. Mirëpo cilat janë disa nga sjelljet që të bëjnë të dukesh një person i besueshëm?

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

1. Shprehni ndjeshmëri gjatë kërkim-faljes;

Duke thënë “më vjen keq për humbjen tuaj” mund të tregojë që ju shprehni edhe njdeshmëri por edhe shqetësim për gjendjen e personit në fjalë, edhe nëse ju nuk e keni shkaktuar atë. Një studim i kryer me dy të panjohur kur njëri i kërkoi tjetrit telefonin e tij funksionoi shumë më mirë kur personi tha “ Më fal, mund ta përfor telefonin tuaj?”

2. Pasqyrimi i gjuhës së trupit;

Nëse gjeni vetën duke bërë mimikë gjuhën e trupit të personit tjetër që gjindet pranë jush në një bisedë, atëherë kjo është një shenjë e mirë që ju jeni në rrugë të drejtë për të fituar besimin e atij personi. Studimet tregojnë se një pasqyrim i lehtë i mimikave të personit përballë nesh gjatë një bisede mund të ndikojë në ngritjen e ndjenjave të besimit tek ai person.

3. Pranojeni ndjenjën e të qenit në siklet;

Nëse ndiheni në siklet, të paktën ndihuni në rregull me të. Pranojeni atë. Një studim i kryer tregoj se njerëzit reagojnë shumë më mirë dhe mund të fitojnë besim tek një person që ndihet në siklet apo i turpëruar mirëpo e ka pranuar atë.

Burimi botasot.info/

Scroll to Top