JiL.al - Jeto i Lumtur

20 gjërat që duhet të hiqni dorë tani në mënyrë që t’ju ‘trokas suksesi në derë’

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Mënyra më e mirë për ta përmirësuar jetën tuaj është që t’ua hapni derën gjërave të mira. Kohë pas kohe mësohuni që t’i largoni nga jeta juaj gjërat të cilat iu ndalojnë në rrugën tuaj të suksesit.

Këto janë disa nga ato gjëra:

-Të qenit i përsosur
Të mundohesh gjithmonë për të qenë i përsosur do të thotë se jeni i destinuar të dështoni. Është sikur një mënyrë e juaja për t’i thënë vazhdimisht vetes se asnjëherë nuk do të jeni mjaftueshëm i mirë për të arritur diçka në jetë.

-Të jesh mendjengushtë
Zgjeroni horizontin tuaj. Rrituni! Nganjëherë është e vështirë, por ia vlen.

-Shtireni se jeni dikush tjetër
Të jeni versioni më i vërtetë i vetes tuaj është gjëja më e mirë që mund të bëni. E vërteta dhe kuraja nuk janë gjithmonë të mira por ato gjithnjë tregojnë se sa i fuqishëm jeni.

-Prisni se kur do të trokas fati
Nuk mund ta mohojmë se disa nga gjërat që na ndodhin janë për shkak të fatit që kemi. Por, nganjëherë të kesh fat do të thotë të dish se ku ta gjesh atë dhe se si ta bësh atë të ndodhë.

-Prisni për çkado
Jemi budallenj nëse presim se do të jemi të suksesshëm duke pritur për kohën e duhur, vendin e duhur, personin e duhur, kur mundësinë duhet ta gjeni vetë e jo të prisni t’iu gjejë ajo.

-Ju duhet aprovimi i të tjerëve
Mos i lejoni mendimet e të tjerëve të ndikojnë në ju. Janë vetëm humbje kohe!

-Mundoheni të bëni gjithçka vetëm
Edhe nëse ia arrini t’i bëni gjërat vetëm, është dy herë më shumë punë dhe dy herë më pak argëtim t’i bëni ato.

-Bëni premtime boshe
Mos premtoni shpesh, por kur e bëni mbani ato.

-Fokusoheni në dobësitë tuaja
Të gjithë kemi pika të dobëta. Punoni për t’i përmirësuar ato, por fokusohuni në forcën tuaj.

-I fajësoni të tjerët
Është burracakëri, dhe iu kushton me humbjen e respektit.

-Mendoni negativisht
Ju mendoni se jeni përgjegjës për atë që bëni e jo për atë që mendoni. Por, e vërteta është se këto dy gjëra nuk mund të ndahen.

-Jetoni në të kaluarën
E ardhmja juaj fillon tani.

-Mundoheni t’i kënaqni të gjithë
Rruga e sigurt drejt dështimit është kur mundoheni t’i kënaqni që të gjithë. Punoni për ta kënaqur veten dhe ata që janë më të rëndësishëm për ju.

-Ëndërroni gjëra të vogla
Kur ëndërroni gjëra të vogla edhe rezultatet do të jenë të tilla. Prandaj, ëndërroni gjëra të mëdha.

-Zilia
T’i keni zili të tjerët është humbje e kohës, përkushtimit dhe lumturisë tuaj.

-I shmangni ndryshimet
Ndryshimet do të ndodhin dëshironi apo nuk dëshironi ju. Përpiquni që t’i menaxhoni ato dhe t’i bëni në mënyrën më të mirë të mundshme.

-Mundoheni të mos gaboni kurrë
T’i shmangni rreziqet dhe të mos guxoni asnjëherë të bëni asgjë është gabimi më i madh të cilin mund ta bëni.

-Thoni “Nuk mundem”
Mos u dorëzoni vetëm sepse gjërat janë të vështira dhe mos i flisni vetes për gjëra negative.

-E zvogëloni veten
Të mendoni se jeni shumë i vogël për të bërë diçka nuk iu ndihmon dhe është shumë gjë e mërzitshme.

-Thashethemet
Njerëzit e vogël merren me thashetheme. Flisni për ide dhe kur flisni për të tjerët gjithnjë thoni gjëra të mira.

-Qëndroni poshtë
Dështimi nuk vije kur rrëzohesh. Por, kur nuk ngrihesh.

-Ankoheni
Nëse e kaloni kohën duke u ankuar për të djeshmen, nuk do të keni kohë që ta përmirësoni të tashmen dhe ta arrini një të ardhme më të mirë.

-Kaloni kohë me njerëz negativ
Nëse njerëzit rreth teje mundohen që t’iu ulin poshtë, ndoshta është koha që ju të largoheni nga ta.

-Krahasoni veten me të tjerët
Të krahasosh veten me të tjerët nuk bën gjë tjetër përveç se ua vjedh lumturinë. Mos u brengosni se çfarë po bëjnë të tjerët.

-Mendoni se nuk mund t’i ndryshoni gjërat
Secili nga ne mund të arrij të bëjë ndryshime. Ne të gjithë kemi një zë brenda vetes i cili na thotë se nuk mundemi. Por, të gjithë ne mund të jemi të suksesshëm, vetëm se duhet të dimë si ta bëjmë këtë. Mësohuni t’i largoni nga jeta ato që po i ndalin në rrugën tuaj drejt suksesit.

Burimi botasot.info/

Scroll to Top