Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Shikoni këtë foto dhe thoni se cili prej këtyre çifteve përfaqëson marrëdhënien tuaj ideale. Përgjigja do t’ju tregojë se çfarë doni të dini.
Nëse keni zgjedhur:
N.1
Nëse keni zgjedhur opsionin e parë, jeni një person që tashmë keni kuptuar gjithçka. E dini që dashuria është një angazhim, se jo e gjithë jeta është pasion dhe zjarr, prandaj dëshironi qetësi. Partneri që përqafon, për të ndarë një pasdite bashkë, duke gatuar apo duke ndjekur një serial televiziv në divan me dashurinë tënde.
Pra, mund të themi që jeni plotësisht të gatshëm të përfshiheni në një marrëdhënie. Po me kë? Sipas “Italia Feed”, personi është më afër sesa mendoni. Midis miqve tuaj, në klub, në punë. Ai person me të cilin ndjen një lidhje të veçantë dhe ndan të njëjtën mënyrë me ty sesi e sheh botën.
N.2
Nëse keni zgjedhur çiftin e dytë, kjo ndodh sepse jeni një person shumë ëndërrimtar. Edhe nëse nuk e rrëfeni, jeni të ngazëllyer për një histori dashurie përrallore, të mbushur me fjalë dashurie dhe me vallëzime deri në perëndim të diellit.
Sidoqoftë, kjo ju largon nga mundësia reale për të qenë në një marrëdhënie. Thjesht askush nuk është aq i bukur apo interesant sa princat dhe princeshat në përralla.
Nëse mësoni të pranoni se gjërat nuk janë gjithmonë të njëjtat si në ëndrra, gjithçka do të bëhet më mirë.
N.3
Nëse keni zgjedhur çiftin e tretë, kjo është për shkak se jeni një person që e di saktësisht se çfarë do, kur e dëshiron dhe si e dëshiron.
Ju duhet të shkoni ta gjeni atë person. Filloni të shoqëroheni më shumë, bëni aktivitete që ju pëlqejnë dhe që ju japin mundësinë të takoni njerëz interesantë. Vetëm atëherë do të keni një mundësi për të mos qenë më beqare.
Nr. 4
Nëse keni zgjedhur çiftin numër 4, kjo është për shkak se jeni një person shumë i pasionuar. Është shumë e vështirë për ju të dashuroheni. Për ju, ndjenjat dhe pasioni janë gjithçka!
Prandaj, jeni ndoshta larg nga të paturit një marrëdhënie të qëndrueshme. Në planin afatgjatë, në një marrëdhënie të qëndrueshme, zjarri do të çojë në gjëra të tjera: Butësi, shoqëri, projekte të përbashkëta.
Burimi botasot.info/