JiL.al - Jeto i Lumtur

Pse zgjedhim të mos tradhtojmë?

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Pabesia është një sjellje më e zakonshme sesa besohet, disa hulumtime të fundit e përcaktojnë sasinë e përqindjes së partnerëve të pabesë 60%. Megjithatë, shumë çifte të tjerë zgjedhin, për një arsye ose një tjetër, të jenë besnikë.

Në një epokë në të cilën, edhe falë teknologjisë, tradhtia nuk ka qenë kurrë më e lehtë, çfarë i motivon njerëzit për besnikëri? Kjo është tema kryesore e një studimi të kryer nga studiues nga Universiteti i Nikosisë (Greqi) dhe botuar së fundmi në revistën Personality and Individual Differences.

Në një studim të parë, studiuesit intervistuan 166 subjekte (44% e të cilëve ishin të martuar, 26% të fejuar, 15% beqarë dhe 15% të divorcuar), duke kërkuar të identifikojnë arsyet që i parandaluan ata të tradhtonin. Globalisht, u identifikuan 47 arsye, duke përfshirë “Partneri im më trajton mirë”, “Unë shqetësohem për atë që njerëzit do të mendonin nëse do të tradhtoja”, “Unë nuk do të ndjehesha mirë me veten time duke e bërë atë” dhe “Nuk kam pasur mundësi ta bëj këtë”.

47 arsyet u reduktuan në 8 faktorë kryesorë: 1) kënaqësia me marrëdhënien; 2) stigmatizimi shoqëror; 3) turpi nëse tradhtia bëhet publike; 4) ndjenja e fajit personal; 5) mungesa e mundësive; 6) frika nga reagimi i partnerit; 7) zgjedhja vullnetare për të mos “hyrë në telashe”; 8) frika nga pasojat për veten.

Studiuesit më pas kryen një studim të dytë, në të cilin ata kërkuan nga një mostër e pavarur prej 576 subjekteve për të vlerësuar se sa secila prej 47 arsyeve të identifikuara mund t’i mbrojë ata nga tradhtia. Subjekteve u dha gjithashtu një test i shkurtër personaliteti. Rezultatet treguan se “top 3” nga arsyet pse njerëzit nuk zgjodhën të tradhtonin ishte kënaqësia me marrëdhëniet e tyre, faji personal dhe frika e pasojave për veten e tyre. Studiuesit gjithashtu u përpoqën të identifikonin cilat tipare të personalitetit janë më të shoqëruara me qëndrimin e tradhtisë ose të qëndrimit besnik.

Së pari, burrat treguan një prirje më të madhe për të tradhtuar sesa gratë. Për më tepër, sa më shumë që një subjekt kishte marrë rezultate të larta në një shkallë testi të quajtur “hapja ndaj përvojës” (e cila mat predispozicionin për të kërkuar stimuj të jashtëm nga konteksti i zakonshëm i një personi), aq më e madhe ishte prirja e tij për të tradhtuar. Përkundrazi, sa më i lartë të jetë rezultati i një subjekti në një shkallë tjetër të testit, i quajtur “ndërgjegje” (grupimi i tipareve si saktësia, besueshmëria, këmbëngulja), aq më e ulët ishte prirja e tij për tradhti.

Me pak fjalë, prirja për besnikëri duket se varet si nga faktorët që lidhen me përfitimet që rrjedhin nga marrëdhënia aktuale ashtu edhe nga faktorët që lidhen me kostot e mundshme të tradhtisë. Për më tepër, një rol të caktuar mund të luanin tiparet e personalitetit: nëse jeni duke kërkuar një partner besnik, tipari i ndërgjegjes mund të bëjë vërtet një ndryshim.

Burimi botasot.info/

Scroll to Top