JiL.al - Jeto i Lumtur

Në çfarë mënyre meditimi mund t’ju ndryshojë jetën

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

E dëgjoni shpesh të thuhet se meditimi është metodë e këshillueshme për të përmirësuar shëndetin mendor dhe atë fizik, por me siguri vazhdoni akoma të pyesni veten pse. Çfarë të mire ka meditimi dhe ç’përfitojmë kaq shumë prej tij?

Ndërgjegjësimi i trupit

Ndërgjegjësimi i trupit është çelësi i shëndetit të mirë. Nëse nuk jeni të lidhur me trupin tuaj, pra të vini re ndryshimet e tij, si reagon nga konsumimi i disa lloje ushqimesh, pas disa aktivitetesh fizike, etj, atëherë jeni më të predispozuar për t’u prekur nga sëmundje apo nga probleme të tjera.

Ky është një përfitim, i cili ndihet më tepër në terma afatgjatë. Trupi juaj ju ‘flet’ gjithë kohës duke ju dërguar sinjale, thjesh duhet të ngadalësoni ritmin e të dëgjoni me vëmendje.

Do të përmirësojë lidhjet tuaja

Praktikimi i meditimit ju ndihmon të jeni më i ndërlidhur me veten tuaj, me atë që ndjeni, mendoni dhe se si jeta po ecën. Sa më shumë kohë të merrni për veten tuaj e të mendoni se çfarë po ndodh realisht me JU e me gjendjen tuaj shpirtërore aq më tepër do të bëheni të vetëdijshëm për rolin tuaj në marrëdhëniet që keni.

Komunikim më i mirë

Zbulimet tuaja të reja do t’ju ndihmojnë të komunikoni më me efektivitet ndjenjat dhe mendimet tuaja tek të tjerët. Kjo për arsye se edhe ju vetë do të jeni më të vetëdijshëm për ato që mendoni/ndjeni. Kjo do të bëjë edhe të tjerët t’ju kuptojnë më mirë e të keni komunikim më të mirë me të gjithë, që nga partneri, shefi apo edhe me dikë që e pëlqeni fare pak.

Fuqi për tu përqëndruar

Meditimi vet kërkon përqëndrim. Sa më shumë të praktikoheni aq më tepër do do të ndjeni aftësinë për tu përqëndruar tek gjërat që kan më rëndësi për ju. Kujtoni rastet kur jeni duke punuar apo duke u marrë me diçka, e pas disa minutash e gjeni veten duke menduar se çfarë duhet të gatuani në darkë, kush po ju dërgon mesazh, apo çfarë do të vishni ditën tjetër e kjo listë vazhdon. Ky përqëndrim do t’ju ndihmojë në një performancë më të mirë në punë, komunikim dhe çdo aspekt tjetër.

Do të doni veten tuaj më shumë

Meditimi është rruga më e shpejtë për të dashur veten. Duke gjetur pak kohë për të ndenjur vetëm, do të kuptoni thellësisht çfarë ndodh përqark dhe cdo dyshim apo pasiguri do të zhduket. Do të kuptoni që nuk jeni puna juaj, problemet tuaja apo emocionet tuaja duke u ‘lidhur’ me esencën tuaj reale. Gjithçka do të jetë më mirë.

.Burimi botasot.info/

Scroll to Top